Kosova
Arrestohen 48 zyrtarë policorë në Kosovë
Në një prononcim për mediat e Kosovës, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka bërë të ditur se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë, përcjell albinfo.ch.
“Në aksionin e sotëm janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe 2 zyrtarë doganorë”, tha ai.
Hodaj gjithashtu ka konfirmuar se në mesin e zyrtarëve policorë të arrestuar janë edhe dy komandantët e pikave kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”, Ramiz Ahmeti dhe Xhavit Lokaj.
Ndryshe, lidhur më këtë ngjarje, Prokurori i Shtetit ka organizuar një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 15:00.
Në aksionin e zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “marrje të ryshfetit” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Në anën tjetër, sot gjatë ditës IPK ka dalë me një komunikatë për media, ku ka shpjeguar procesin e ngjarjes.
“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Ky operacion i IPK-së, i koduar me emrin ‘Pika’, është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen, e më pas edhe të arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













