Lajme
Arrestohen 23 shqiptarë në Martinaj
Policia e Malit të Zi ka arrestuar 23 meshkuj, në mesin e tyre edhe adoleshentë dhe pleq, pas kundërshtimit që i kanë bërë ndërtimit të kishës ortodokse serbe në fshatin e tyre
Njëzetetre (23) burra të fshatit Martinaj të komunës së Plavës, janë arrestuar nga Policia Speciale e Malit të Zi, pas kundërshtimit të tyre për të ndërtuar një Kish Ortodokse në qendër të fshatit. Për shqiptarët etnikë, ndërtimi i kishës provokim dhe mesazh për shpërngulje.
Sipas banorëve të fshatit Martinaj, ndërtimi i kishës nga autoritetet malazeze është provokim i qëllimshëm dhe politik në lokalitetin e banuar tërësisht nga shqiptarët.
Siç raporton e përditshmja “Zëri”, policia e ardhur nga Berane kanë përdorur dhunë ndaj banorëve, përfshirë edhe qytetarë të moshuar mes të cilëve edhe 80 vjeçari Isuf Balidemaj.
Mes të arrestuarve është edhe kryetari i degës së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Bujar Hasangjekaj si dhe Naim Prelvukaj, ish Koordinator i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, me të birin 16 vjeçar, Lisin.
Skënder Hasangjekaj, banor i fshatit ka thënë se banorët janë të vendosur që të kundërshtojnë ndërtimin e një kishe politike në vendet shqiptare dhe se këtë e konsiderojnë si të qëllimshëm dashakeq dhe pjesë e presionit për largimin e shqiptarëve nga Mali i Zi .
“Pushtuesit e kishës ortodokse serbe kanë ardhur gjithnjë me këto qëllime të njëjta”, ka thënë Hasangjekaj, një nga 23 të arrestuarit gjatë ditës.
Gjatë ditës me forca të shumta policore kanë mbajtur të rrethuar zonën ku është planifikuar ndërtimi i kishës, ndërsa makineritë e tyre kanë punuar në themelet e kishës, në prani edhe të klerikëve serbë.
Banorët e fshatit Martinaj, një nga lokalitetet më të mëdha të banuara etnikisht vetëm me shqiptarë në Malësinë e Plavës dhe Gucisë, ka disa muaj që kanë qenë nën presionin e vazhdueshëm të autoriteteve malazeze.
Këto të fundit fillimisht kanë instaluar një deponi që rrezikon ujërat e tyre përmbi shtëpinë e fshatit, për çka ata kanë protestuar po ashtu në vazhdimësi nga muaji mars.
Por ende pa përfunduar protestat për deponinë komunale, kisha ortodokse ka filluar punimet për kishën përmbi rrugë në qendër të fshatit.
Fshati Martinaj që bashkë me fshatin Vuthaj përbëjnë popullatën më të madhe të banuara etnikisht vetëm me shqiptarë në Plavë dhe Guci, ka qenë tradicionalisht i banuar nga popullatë shqiptare.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










