Shqipëria
Arrestohen 16 persona, falsifikonin dokumente e pasaporta
Sipas policisë shqiptare, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e tyre në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm
Policia e Fierit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” ka goditur një grup, që besohet se përbëhet nga 16 persona.
Sipas policisë shqiptare, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e tyre në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm, përcjell albinfo.ch.
Tetë janë arrestuar, dy janë shpallur në kërkim, ndërsa tetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Grupi dyshohet që prej vitit 2017, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumenteve shkollor, dokumenteve të gjendjes civile, të pasaportave, dokumenteve të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Këta shtetas u merrnin porosi për pajisjen me dokumente të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës e Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 euro deri 12,000 funte.
Porositë merreshin për të nxjerrë dokumente shkollore, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk bëhen me dije nga ana e Policisë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









