Kosova
Arrestimet në Serbi, Haxhiu u kërkon ndërkombëtarëve të bëjnë trysni
Albulena Haxhiu ka thënë se Ministria e Jashtme po komunikon vazhdimisht përmes zyrës në Serbi me të arrestuarit dhe familjarët e tyre. Ka deklaruar se Serbia po vazhdon të arrestojë njerëz të pafajshëm në baza politike.
U ka kërkuar ndërkombëtarëve për trysni ndaj Serbisë.
“MPJ përmes zyrës atje ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe familjet e tyre. Nuk është asgjë e re, është vazhdimësi e politikave të mbrapshta e politike të Serbisë kundër Kosovës. Si institucione kemi qenë në vazhdimësi në komunikim, se a do lirohen kjo nuk varet prej Kosovës. Siç ka bërë në të kaluarën, ka mbajtur në burgje njerëz të pafajshëm, vazhdon. Serbia aspak nuk na befason por kërkoj nga partnerët të bëjnë trysni ndaj Serbisë të ndaloj veprimet e tilla. Kosova nuk ka bërë asnjëherë arrestime në baza politike”, ka thënë ajo në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













