Lajme
Arrestime për terrorizëm në Kosovë e Shqipëri
Të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti të gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe ndihmonin në rekrutimin e të rinjve për t’iu bashkuar terroristëve të ISIS-it
Një aksion i madh policor është zhvilluar në Kosovë dhe Shqipëri, që ka përfunduar me arrestimin e disa personave në këto vende, shkruan albinfo.ch.
Policia e Kosovës bëri të ditur se janë arrestuar shtatë persona në rajone të ndryshme të Kosovës me dyshimin se kanë kryer vepra, siç thuhet, “të terrorizmit dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.
Operacioni i nisur në mëngjes në rajone të ndryshme të Kosovës, është kryer nga drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në mbështetje nga njësitë e tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, thuhet në një kumtesë të Policisë.
Ndërkohë, katër persona, mes tyre edhe një mjek u arrestuan nga policia shqiptare nën akuzën e terrorizmit. Ka qenë një hetim disamujor, ku janë përfshirë jo vetëm policitë e rajonit, por edhe agjencitë ligjzbatuese evropiane që ka çuar në pranga katër shtetas në Shqipëri dhe disa të tjerë në Kosovë.
Të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti të gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe ndihmonin në rekrutimin e të rinjve për t’iu bashkuar terroristëve të ISIS-it.
Policia mendon se ka të tjerë të përfshirë, ndërkaq mban të shoqëruar më shumë se 16 persona, pesë shtetas të huaj dhe 11 shqiptarë. I gjithë ky grup mendohet se ka dijeni në lidhje me rekrutimet.
Operacioni rajonal anti-terror nisi në Kosovë dhe më pas vala e arrestimeve ndoqi të njëjtën linjë që përdorin edhe vetë terroristët për t’iu bashkuar ISIS-it. Policia tha se ka prova të mjaftueshme që katër të arrestuarit në vend, dy me banim në Shkodër dhe dy me banim në Dibër, merrnin financime nga biznesmenë për të bashkuar të rinjtë me ISIS. Ata ndihmonin gjatë udhëtimit të tyre deri në Siri luftëtarët që shkonin për t’iu bashkuar kësaj organizate.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










