Lajme
Arrestohet shqiptarja e dyshuar për terrorizëm
Policia në Shqipëri njoftoi se në bashkëpunim me autoritetet italiane, Interpolin dhe Drejtorinë e Antiterrorit, ka vënë në pranga një 43-vjeçare të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste.
Ajo është Lubjana Gjeçaj, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Lubjana Gjeçaj ka qenë emigrante në Itali dhe ka dyshime se aty ka qenë pjesë e një grupi radikal. Është identifikuar nga policia italiane se ajo ka qenë pjesë e këtij grupi. Ajo akuzohet si pjesë e grupit që rekrutonte luftëtarë për shtetin islamik të ISIS-it që u godit nga autoritetet italiane në korrik të vitit 2015 me operacionin ‘Martesa’.
Pas shumë muajsh hetime në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, u arrestuan 10 persona, nga të cilët 4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez.
Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni dhe Lubjana Gjeçaj, sipas autoriteteve italiane ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












