Lajme
Arratiset nga burgu i Zug-ut një i burgosur shqiptar
29 vjeçari Qëndrim Atashi po vuante një dënim me burg "për vjedhje të ndryshme", thotë një burim nga Policia e Zugut
I burgosuri 29-vjeçar Qëndrim Atashi ia doli të arratisej gjatë kohës sa ndodhej duke punuar, jashtë burgut . Tani policia e Zugut po e kërkon atë me një mobilizim të madh, shkruan aargauerzeitung.ch.
29 vjeçari po vuante një dënim me burg “për vjedhje të ndryshme”, thotë një burim nga Policia e Zugut, transmeton albinfo.ch. Ai është larguar rreth orës 16 pasdite.
Atashi përshkruhet si një i ri me trup të hollë dhe gjatësi prej 170 centimetrash. Në kohën e arratisjes, ai kishte veshur pantallona ngjyrë hiri, një pulovër të gjelbër, një xhaketë të kaltër të errët dhe këpucë të zeza. Ai ka flokë të shkurtër të zinj, mjekër të hollë dhe mustaqe.
Kushdo që ke ka parë atë ose mund të japë informacione përkatëse duhet të telefonojë menjëherë numrin e urgjencës së policisë, 117, përcjell albinfo.ch. Policia paralajmëron gjithashtu që ata që e identifikojnë, të mos flasin me personin në kërkim dhe të mos përpiqen ta ndalojnë atë.
E-Diaspora
-
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë Ambasada gjermane në Kosovë u bën thirrje partive të respektojnë rregullat e fushatës në diasporë... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









