Sport

Arnold Gjergjaj nokauton kroatin në rundin e parë

Boksieri shqiptaro – zviceran i peshës së rëndë, Arnold Gjergjaj, të shtunën pas mesnate ka nokautuar në rundin e parë boksierin më të mirë të Kroacisë, Marino Goles.

Meqi i boksit që është zhvilluar në Umweltarena, në Spreitenbach të Zvicrës  ka zgjatur vetëm 40 sekonda.

Arnoldi ka treguar se ishte përgatitur mirë për të fituar këtë ndeshje, raporton albinfo.ch.

Për 31-vjeçarin Gjergjaj kjo është ndeshja e parë pas mbrojtjes së titullit evropian në qershor ndaj rusit Denis Bachtow, i cili zgjati 12 runde. Edhe pse në atë kohë Arnoldi, i njohur si “The Cobra”, në rundin e katërt e kishte thyer dorën, ai vazhdoi deri në fund, duke e mposhtur kundërshtarin.

Gjergjaj deri më tash ka një bilanc 100 %, pra ka të zhvilluara 29ndeshje pa asnjë humbje, ndërsa 21 ndeshje i ka përfunduar para kohe. Sipas webfaqes boxrec.com,

Gjergjaj renditet boksieri i 29-të në ranglistën botërore.