Futboll
Arnautoviq pendohet: Më falni!
Sulmuesi i Austrisë ka kërkuar falje për ofendimin ndaj futbollistit shqiptar
Sulmuesi i Austrisë që është me origjinë serbe, Marko Arnautoviq ofendoi Egzon Bejtullahin, që është me origjinë shqiptare.
Disa media raportuan se fyerjet ishin në drejtim të futbollistit tjetër shqiptar, Ezgjan Alioski, përcjell albinfo.ch.
Pasi e shënoi golin Arnautoviq filloi ofendimet, që e detyruan Alaban t’i mbyllte gojën me forcë.
Arnautoviq ka reaguar përmes rrjetit social Instagram, ku tha se fjalët që i tha ishin nga emocionet e golit.
“Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë racist. Kishte një duel fjalësh nga emocionet nga të dyja krahët. Ne duhet që ta fshijmë tani atë që ndodhi dhe unë kërkoj falje për këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë i thashë, por nuk ka të bëjë me politikën mes vendeve. Për të gjithë njerëzit që janë prekur, kërkoj falje. Le ta harrojmë këtë pasi nuk i përket futbollit. Më falni”, tha Arnautoviq.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










