Shkurt.ch
Ariu, preokupim edhe për qeverinë
Pak ditë më parë ai kishte „vizituar“ një shkollë fshati dhe me atë rast kishte shkatërruar dy koshere bletësh
Një ari që po qarkullon në malet e kantonit Graubünden është bërë ndër temat më preokupuese të shtypit të këtushëm javëve të fundit. Ariu që tashmë ka emrin (M13) dhe lëvizjet e tij ndiqen edhe me kamerë, po shihet tash së fundi edhe si kërcënim për jetën e njerëzve në regjionin e luginës Puschlav.
Pak ditë më parë ai kishte „vizituar“ një shkollë fshati dhe me atë rast kishte shkatërruar dy koshere bletësh që ndodheshin në oborr të shkollës, duke e grabitur mjaltin nga aty.
Lëvizjet e ariut në afërsi të zonave të banuara me njerëz kanë shtyrë autoritetet lokale të kërkojnë takim me krerët e qeverisë së kantonit.
Të shtunën qeveritarë të Graubündenit janë takuar me autoritetet e luginës.
„Duam t`ua bëjmë me dije qytetarëve se sa me seriozitet i marrim brengat e tyre”, ka thënë ministri Mario Cavigelli. Ai ka thënë se javëve të fundit janë shtuar shqetësimet në luginë, prandaj ai po përpiqet të qetësojë gjendjen.
„Situata në Puschlav tashmë po na shkakton shqetësim të madh. Ariu, thjesht, nuk po largohet më nga regjionet e banuara. Puna më e rëndësishme është, ka thënë ai, që lëvizjet e ariut të ndiqen me saktësi. Cavigelli e ka lënë të hapur nëse së shpejti do të lejohet gjuajtja me armë e ariut apo jo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











