Kosova
Arineta Mula dhe BNA, promovojnë bjeshkët e Ballkanit
Arineta Mula dhe Balkan Natural Adventure kanë lidhur partneritet në mënyrë që së bashku të promovojnë bjeshkët e Ballkanit dhe pjesëmarrjen e femrave në profesionin e guidës në Kosovë, gjatë vitit 2018.
Arineta Mula ka fituar famë botërore duke qenë femra e parë e një ekipi kosovar që është ngjitur në Mont Everest dhe personi i parë nga rajoni që ka ngjitur majën e famshme Ama Dablam, përcjell albinfo.ch.
Arineta një sportiste e klasit të parë nuk ka të ndalur, pasi ajo tashmë ka ngjitur edhe majën Eiger dhe Matterhorn në Zvicër.
Balkan Natural Adventure është një kompani e re, por me një përkushtim të madh në cilësi dhe promovim. Kompania tashmë ka pasur klientë prestigjioz, si gazetarët e “The Financial Times”, përderisa ka shërbyer vizitorë nga e tërë bota, duke përshirë Singaporin e Taiwanin në Azi, Argjentinën në Amerikën e Jugut dhe vizitorë të tjerë gati nga secili vend i Evropës.
Në bazë të këtij partneriteti Arineta Mula do të udhëheqë një grup turistësh ndërkombëtar në shtegun ‘Peaks of the Balkans’ të adoptuar sipas Arinetës, ndërsa Balkan Natural Adventure do të organizojë tërë çështjet operative rreth kësaj oferte.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që mundemi të ofrojmë shërbime për Arinetën dhe një grup të udhëhequr nga ajo. Si gjithmonë të gjitha çështjet operative do të zbatohen në mënyrë të shkëlqyeshme”, ka thënë Nol Krasniqi, drejtor për Operacione në Balkan Natural Adventure.
“Për mua është mirë që në përkrahje të kam një ekip siç është ai i Balkan Natural Adventure. Janë njerëz të përkushtuar në punën që e bëjnë dhe shumë të përshtatshëm që të punohet me ta”, ka thënë Arineta.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










