Muzikë
Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion
U rendit e dyta, Elvana Gjata largohet e zhgënjyer nga festivali, Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion

Mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH, Arilena Ara ka triumfuar dhe është shpallur fituese e Fest ’58 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që në vitin 2020 do të mbahet në Holandë.
Kënga e saj “Shaj” duket se ka qenë më e pëlqyera nga 12 këngët e natës së tretë. Lajmërimi se Ara ishte fituese e edicionit të sivjetëm u prit me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. “Kjo është për ju”, tha ajo, duke ngritur kupën. Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari.
“Unë nuk këndoj për trofe, unë nuk këndoj për të fituar çmime, unë këndoj, sepse ia kam dedikuar jetën muzikës, sepse kam kënduar që 14 vjeçe. Këtë herë, kam kënduar për veten, jam trembur, jam frikësuar, jam ndier në ankth, jam emocionuar me këtë këngë”, u shpreh Arilena.
Nga ana tjetër, në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata. Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emrin i saj u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë keni dy këngët e performuara nga Arilina Ara dhe Elvana Gjata:
https://www.youtube.com/watch?v=xU05KhrvWFg
https://www.youtube.com/watch?v=RdWaHfuZLIM
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner (ÖVP), ka shprehur qëllimin për të mbajtur ribashkimin familjar...
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë