Financa
Ari shënon rekord

Rënia në tregun aziatik të aksioneve ka ngritur çmimin e arit në nivelin më të lartë në gjashtë vjetët e fundit, pasi investitorët kërkuan një strehë të sigurt për pasuritë e tyre.
Ari herët në mëngjes arriti në 1.550 dollarë, niveli më i lartë që nga prilli 2013 dhe 20 për qind më i lartë vetëm këtë vit, njoftojnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Një rritje e tillë e arit ka rezultuar pas ashpërsimit të konfliktit tregtar mes Uashingtonit dhe Pekinit gjatë fundjavës, gjë që ka bërë që aksionet dhe çmimet e mallrave të rriten.
“Për shkak të sinjaleve të trazirave ekonomike, ne kemi parë që investitorët kanë zhvendosur pasurinë e tyre në asete të sigurta si ari”, tha Madhavi Mehta, një analist në “Kotak Securities”, duke shtuar se optimizmi për arin zakonisht rritet me rritjen e pasigurisë për tregjet globale të kapitalit.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare