Shqipëria
Argumentet kundër kërkesës së Holandës për heqjen e vizave Shqipërisë
Megjithatë, edhe nëse vlerësimi i Komisionit Europian do të rezultonte në një iniciative për pezullimin e regjimit pa viza për Shqipërinë, vendet anëtare do të përballeshin sërish me dilemën e madhe nëse kjo zgjidhje do të arrinte t’ua ndalonte me sukses bandave kriminale hyrjen në BE, apo thjesht do të izolonte qytetarët e thjeshtë shqiptarë nga pjesa tjetër e Europës.
Shkeljet e kryera nga shtetasit shqiptarë që kane tërhequr vëmendjen e zyrtarëve dhe të publikut këto vitet e fundit, variojnë nga drejtimi i biznesit të kokainës tek emigracioni i paligjshëm.
Ata që janë kundër rikthimit të vizave, kanë tentuar të tregojnë se rivendosja e tyre nuk do t’i shkurajonte personat që janë të vendosur ndërkohë të shkelin ligjin, thotë Wouter Zweers, studiues në Institutin Holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ‘Clingendael’.
Ekziston një bindje e gjerë se kriminelët profesionistë nuk do të ndalen nga kalimi i kufijve europianë vetëm nga rivendosja e regjimit të vizave, shton ai, duke kujtuar se ky ishte argumenti i paraqitur nga një deputet i Partisë liberale progresiste D66, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Në shkrimin e publikuar në portalin europian “Vestern Balkans”, bëhet nga ana tjetër edhe krahasimi me Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk lejon udhëtim pa viza për Shqipërinë, e megjithatë ka probleme më të mëdha me kriminalitetin shqiptar sesa Holanda.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














