Shkurt.ch
Ardiani del me këngë të re
Kënga e tij që publikohet më 13 nëntor është një krijim i përshtatshëm për tu dëgjuar në klube dhe ka ritmin e duhur për tu bërë hit
Ka rreth një muaj që nuk kemi dëguar shumë për Ardina Bujupin. Prandaj, ishte koha e fundit që ai të dilte edhe një herë në sipërfaqe. I popullarizuar në spektaklin gjerman të zbulimit të talenteve “DSDS”, ku, në sezonin e vitit 2011pati zënë vendin e tretë, Ardiani ka vazhduar të jetë aktiv me paraqitjet e tij me disa single.
Më 13 nëntor ai do të publikojë singlin më të ri, me titullin “Make You Mine”, një këngë e përshtatshme për tu dëgjuar në klube, shkruajnë mediet gjermane. Por, a e ka ndërruar Ardiani zhanrin për të cilin ai ka qenë deri më tash i njohur?
Bujupi me këngën e tij i bashkohet DJ-së të njohur Andy B.Jones, i cili kthehet në skenë pas një viti pauzë. DJ në fjalë e ka zbuluar zërin e Bujupit dhe e ka pëlqyer, prandaj i ka ofruar këngëtarit të ri që të këndojë këngën e produksionit të tij të ri. Në promon e parë që e ka pasur, kënga “Make You Mine” ka bërë jehonë të madhe.
Sipas portaleve gjermane për muzikë të popullarizuar, kënga e tij është një krijim i përshtatshëm për tu dëgjuar në klube dhe ka ritmin e duhur për tu bërë hit. Një video me këngën që do të editohet më 13 nëntor është ende në punim e sipër.
Që nga suksesi i tij i arritur në DSDS, Ardian Bujupi ka fituar një numër të madh fansash. Në facebook ai ka tashmë 490.000 të tillë, ndërsa kënga e tij “This Is My Time” ishte klikuar më shumë se 5 milionë herë në Youtube.
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













