Sport
Ardi, ragbisti shqiptar i ardhur nga boksi
Gjatë një vizite studimore në Australi, Ardian Beqiri, “bie në dashuri” me ragbin. Pas kthimit në Zvicër, ai braktis boksin dhe fillon të merret ekskluzivisht me Ragbi
Viti 2016, pos që ishte shumë i pasur sa i përket agjendës sportive në botë, lirisht mund të thuhet se ishte edhe viti i sukseseve në sport për shqiptarët anekënd botës.
Së pari ishte Kampionati Evropian i Futbollit që u mbajt në Francë e të cilit revista albinfo.ch, ia kishte kushtuar një edicion të tërë. Shqiptarët ishin për herë të parë aty! Ngjarja e dytë e madhe sportive e kësaj vere ishte padyshim Olimpiada në Rio të Brazilit. As këtu risitë nuk munguan. Ekipi Olimpik Kosovar, shënoi pjesëmarrjen e tij të parë në Lojëra Olimpike, dhe falë Majlinda Kelmendit, arrin të stoliset edhe me Medaljen e Parë të Artë në histori.
Sa i përket Olimpiadës, sivjet si kategori sportive ka debutuar edhe Rugby Sevens (lojë e Ragbit, por që në vend të 15 lojtarëve, loja zhvillohet me vetëm 7 lojtarë). Kampionati Botëror i Ragbit, llogaritet si ngjarja e tretë sportive, sa i përket shikueshmërisë. I zbuluar në Angli, ragbi arrin të shpërndahet në botë përmes kolonializmit. Përderisa shtetet evropiane tashmë janë superfuqi në këtë sport, Zvicra, nuk llogaritet ndonjë favorit në këtë fushë.
Në Australi i lind pasioni për ragbin
Arsyeja e përpilimit të këtij historiku të Ragbit, është pikërisht ragbisti shqiptar, Ardian Beqiri.
Me rrënjë nga Prishtina, por i lindur dhe i rritur në Bernë të Zvicrës, Ardi qysh si i ri kishte pasion sportin, e ne veçanti sportet luftarake. Por gjatë vitit 2010, gjatë një vizite studimore në Australi, ai ndërron mendje. Duke qenë se Ragbi është sport kombëtar në atë vend, ai thjesht, bie në dashuri me këtë sport. Pas kthimit në Zvicër, ku edhe fillon studimet e tij, ai braktis boksin dhe fillon të merret ekskluzivisht me Ragbi.
Zvicra ka sot 9 liga të niveleve të ndryshme të Ragbit, ndërsa Ardi është tashmë një kohë të gjatë pjesë e ekipit të parë të Bernës në Ragbi në Ligën Kombëtare B – NLB Elite (apo liga e dytë) . Përderisa si pjesë e versionit tjetër, “Sevens”, në vitin e 2014 është shpallur Kampion i Zvicrës. Duke parë sukseset e tij ne Sevens, si në kampionat po edhe në turne të ndryshëm ndërkombëtarë, Ardiani ishte ftuar edhe në kombëtaren zvicerane të ragbit për Sevens.
Edhe në Shqipëri dhe Kosovë, Ragbi ka filluar të zhvillohet. Sot në Shqipëri, falë ndihmës nga shtetet mike, është arritur të themelohen disa klube amatore të ragbit. Ndërsa në Kosovë, me iniciativen e dy punonjësve të UNMIK-ut si dhe një kosovari, është formuuar ekipi I parë i ragbit me emrin Kosovo Roosters Rugby Club, klub ky i cili organizon turne rregullisht, ku ftohen edhe ekipe ndërkombëtare.
Entuziast për zhvillimin e ragbit në Kosovë
Duke qenë se interesohet shumë për këtë sport, lajmin për formimin e një klubi të Ragbit në Kosovë, Ardi e kishte pritur me një entuziazëm të madh. Kështu, gjatë vitit të kaluar, së bashku më një donacion të madh me veshmbathje sportive, të dhuruara nga Klubi I Bernës ai viziton klubin kosovar të ragbit. Vizita e tij, ishte vetëm dy ditë para fillimit të turneut të parë të ragbit në Kosovë, ku të ftuar ishin edhe një ekip me përvojë nga Belgjika si dhe një tjetër nga Shqipëria.
“Kur lojtarët kosovarë u paraqitën në fushë, kishin të veshur edhe disa nga pajisjet të cilat i kisha sjellë nga Zvicra”, tregon Ardi i ngazëllyer, duke mos e marrë këtë si një gjest bamirësie, por si një kontribut të tijin për zhvillimin e Ragbit në trojet shqiptare.
Edhe pse kishte oferta nga klubet elite zvicerane, Ardi, për shkak të obligimeve shkollore, iu desh t`i refuzonte. Por pasi që para pak kohësh është shpërngulur në Winterthur, ku po vijon studimet për Master, ai tashmë shpreson që ta provojë veten edhe ne ligën elite.
Nga 4500 ragbistë sa ka Zvicra, vetëm 2 janë shqiptarë!
Fillet e ragbit datojnë në shekullin e 19, kur ishin anglezët, ata të cilët filluan të luanin këtë lojë. Duke qenë se shquhet si një lojë nganjëherë të ashpër, e me një intensitet e dinamikë të madhe, interesimi për të është shumë i madh. Sot në botë llogaritet të jenë përafërsisht 6.6 milionë lojtarë të licencuar, përderisa Zvicra numëron vetëm 4.500, ku komuniteti shqiptar në këtë numër kontribuon me vetëm dy lojtarë. Jo keq sa për fillim.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor