Kuriozitete
Të ardhurat e Huawei-t bien si asnjëherë
Të ardhurat e kompanisë kanë rënë me thuajse 30 për qind në 35.5 miliardë paund
Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, ka zbuluar rënien më të madhe të parë ndonjëherë të të ardhurave në gjysmën e parë të vitit 2021.
Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se Huawei shiti një pjesë të biznesit të vet të telefonisë celulare pas sanksioneve amerikane, të cilat sipas analistëve kanë kontribuuar në rënien.
Kjo pasi sanksionet e bëjnë të vështirë për Huawei-n të blejë komponentë dhe software duke përdorur teknologjinë amerikane, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana tjetër, të ardhurat nga krahu elektronik i konsumit të kompanisë, i cili përfshin telefonat, kanë rënë me 47 për qind.
Kompania kineze ka përmendur gjithashtu edhe efektin e mungesës së çipave në biznesin e saj.
Në fillim të këtij viti, shefi i pajisjeve të konsumit të kompanisë ka pranuar sfidat me të cilat u përball.
Richard Yu ka thënë se “sanksionet amerikane kanë paraqitur vështirësi të mëdha në operacionet tona të biznesit dhe punën e përditshme”. Kjo teksa kompania njoftoi prezantimin e një telefoni të ri.
Sanksionet gjithashtu kanë parandaluar në mënyrë efektive pajisjet Huawei që të mos punojnë plotësisht me sistemin operativ Android të Google-it, duke bërë që firma të zgjerojë përdorimin e sistemit të saj Harmony.
Përhapje e ngadaltë
“BBC” tregon se edhe biznesi i pajisjeve të telekomunikacionit në Huawei pësoi një rënie të të ardhurave.
Madje, një zëdhënës i kompanisë është shprehur se kjo ishte për shkak të përhapjes së ngadaltë të rrjetit 5G në Kinë.
Megjithatë, shitjet jashtë Kinës kanë hasur rritje, përkundër presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj aleatëve të saj për të përjashtuar Huawei-n nga infrastruktura 5G për shqetësimet rreth sigurisë kombëtare.
Por Huawei i ka mohuar akuzat se pajisjet e veta përbëjnë një rrezik sigurie dhe i ka quajtur pretendimet e motivuara politikisht.
Lidhur me rritjen jashtë Kinës, ajo ka qenë kryesisht nga ndërmarrjet e kompanisë dhe bizneset e shërbimeve cloud.
Dhe zëdhënësi ka sqaruar se përmirësimet e efikasitetit kanë parë rritje edhe të marzheve të fitimit.
Në një deklaratë, kryetari Eric Xu ka thënë se “qëllimi ynë është të mbijetojmë dhe ta bëjmë këtë në mënyrë të qëndrueshme”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











