Futboll
Arb Manaj i bashkohet ekipit Slaven Belupos
Slaven Belupo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Arb Manajt.
Përmes një komunikate, klubi kroat bëri të ditur se lojtari shqiptar do të jetë pjesë e tyre për dy edicionet e ardhshme.
“Arb Manaj është lojtari i ri i Slaven Belup. Sulmuesi ka lindur në Klinë të Kosovës, më 23.7.1998. nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi dhe do të ketë të drejtë të luajë për ekipin tonë nga ndeshja me Osijekun”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.
“Në karrierën e tij, Manaj mbrojti ngjyrat e klubeve kosovare KF Dukagjini dhe KF Trepça, për të cilat shënoi 24 gola në 52 ndeshje, dhe ligës së dytë turke Keciörengücü, Balikesirspor, Bandirmaspor, për të cilët shënoi 18 gola në 48 paraqitje. Gjithashtu duhet theksuar se ai ka bërë tri paraqitje për kombëtaren e Kosovës, dy prej të cilave në qershor të vitit të kaluar dhe një herë ka goditur rrjetën”.
Në anën tjetër, Manaj deklaroi: “Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë me Slaven Belup. Unë di gjithçka për ligën dhe klubin. Kam folur shumë me Hoxhon, me të cilin tashmë kam luajtur në kombëtaret e të rinjve të Kosovës, kështu që pak a shumë më ka shpjeguar gjithçka”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











