Lajme
Arabët e shohin Kosovën si vend për investime
Një delegacion faktmbledhës i nivelit të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe ka nisur inspektimin në Kosovë për t’i parë fushat se ku mund të investohet
Një delegacion i quajtur faktmbledhës, i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ka filluar të hënën një mision për të inspektuar fushat ku ata mund të investojnë në Kosovë. Ky delegacion i përbërë nga afarist dhe politikanë arabë, udhëhiqet nga kryesuesi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, Ali Majed Al Mansoori.
Delegacioni i EBA-s ka ardhur në Kosovë me ftesën e presidentes Atifete Jahjaga, si pjesë e bashkëpunimit Kosovë EBA.
Pas një takimi që zhvilloi me presidenten Jahjaga, Al Mansoori tha se delegacioni është në një mision faktmbledhës, i përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, me qëllim të gjetjes së fushave ku mund të ndërtohet dhe zgjerohet bashkëpunimi, me synim që ai të jetë afatgjatë.
Vizita e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen pas takimit të fundit që Presidentja Jahjaga ka zhvilluar në Abu Dhabi me Princin e kurorës, Sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për investimin e EBA n ë Kosovë, në fusha të ndryshme.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka potenciale të mëdha edhe natyrore dhe njerëzore dhe ofron një klimë të mirë dhe siguri për investime dhe biznes, posaçërisht në fushën e bujqësisë e të energjisë, por edhe në fusha të tjera.
Delegacioni i EBA-s u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi e ftoi delegacionin që në takimet me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës të zbulojnë sferat ku mund të investohet dhe nga të cilat mund të përfitojnë të gjitha palët.
Kryesuesi i delegacionit nga Saif Mohamed Al Mazrouei, e lavdëroi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përsëriti gatishmërinë që ky bashkëpunim të zhvillohet edhe më tutje, tash në sferën e ekonomisë dhe investimeve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













