Lajme
Apple paditet përsëri për ngadalësimin e qëllimtë të iPhone-ve
Italia ka paditur iPhone.
Shoqata italiane e konsumatorëve Altroconsumo tha të hënën se i ka bërë të ditur Apple se ka filluar një veprim kundër gjigantit të teknologjisë amerikane për praktikën e vjetërsimit të planifikuar.
Në një deklaratë Altroconsumo tha se po kërkonte një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh (73 milionë dollarë) në emër të konsumatorëve italianë të mashtruar nga praktika, e cila është njohur gjithashtu nga autoritetet italiane.
Një grup avokatie në Evropë ka ngritur një padi ndaj Apple, duke thënë se kompania me qëllim ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone në Itali. Padia kërkon dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh, ose 60 euro për pajisje për përdoruesit e iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus shitur në Itali mes viteve 2014-2020.
Dëmshpërblimi prej 60 euro për pajisje është shumta mesatare që përdoruesit kanë paguar për të zëvendësuar bateritë. Euroconsumers, një grup mëmë me filiale edhe në Itali nën emrin Altroconsumo, dërgoi edhe padi të tjera në dhjetor për filialet e saj në Belgjikë Test-Achats dhe Spanjë OCU. Grupi tha se planifikon një padi tjetër në Portugali.
Në Mars të vitit të kaluar Apple pranoi të paguante 500 milionë dollarë në SHBA pasi pranoi ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone për të rritur jetëgjatësinë e baterisë. Skandali “Batterygate” u zbulua në 2017-ën, ku iOS kufizonte performancën e procesorit me degradimin e baterive. Apple nuk kishte vënë në dijeni përdoruesit për këtë gjë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











