Shkurt.ch
Apple paguan 20 milionë për përvetësimin e orës zvicerane
Dënimi që i ka paguar Apple kompanisë zvicerane për "përvetësimin" e dizajnit të orës origjinale, ka qenë rreth 20 milionë franga
Muajin e kaluar, kur Kompania e hekurudhave të Zvicrës (SBB-CFF) e kishte fituar kontestin me gjigantin e kompjuterëve Apple për dizajnin e orës që ky i fundit i kishte vjedhur asaj, kishte mbetur mister shuma e paguar nga Apple.
Sipas një njoftimi që bën gazeta e Cyrihut Tages Anzeiger, dënimi që ka paguar Apple për kompaninë zvicerane ka qenë rreth 20 milionë franga.
Ora me dizajn origjinal (me viza në vend të numrave) për herë të parë ishte vendosur në stacionet hekurudhore të Zvicrës në vitin 1944 dhe ishte zbulim që inxhinieri zviceran Hans Hilfiker e kishte bërë për SBB-në.
Një shenjë markante që ka kjo orë është treguesi i kuq i sekondave në formë të treguesit që mbajnë policët në komunikacion. SBB më vonë e kishte licencuar këtë dizajn edhe për orët e dorës dhe për orët tjera.
“Jemi krenarë që Apple e ka shfrytëzuar orën tonë”, kishte deklaruar një zëdhënës i SBB-së në fund të shtatorit, kur qe zbuluar se Apple e kishte përvetësuar dizajnin për sistemin e vet operativ iOS6. Por kjo krenari nuk e kishte penguar kompaninë zvicerane për të ndërmarrë hapat e nevojshëm juridikë për të paditur kompaninë kompjuteristike amerikane.
Dhe, kjo gjë po shihet tashmë, zviceranët nuk janë ndarë edhe keq!
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









