Lajme
Apple me rënie të madhe të të hyrave

Apple ka të ngjarë të raportojë rënie të shitjeve të iPhone në tremujorin prill – qershor, ndërkohë që blerësit prisnin një model të ri në një ekonomi të ngadaltë, duke e bërë kaq të rëndësishme për kompaninë të shpjegojë se si po e përdor Inteligjencën Artificiale për të nxitur rritjen – thanë analistët.
Kompania me vlerën më të lartë në botë do t’i mbyllë fitimet në sektorin Big Tech të enjten, me një rënie prej 1.6% të të ardhurave totale në tremujor, sipas Refinitiv, – rënia e saj më e madhe në të ardhurat e tremujorit të tretë, që nga viti 2016.
Sipas 24 analistëve të anketuar nga Visible Alpha, shitjet e iPhone ka të ngjarë të bien më shumë se 2% në periudhën në fjalë, krahasuar me një rritje prej thuajse 3% vitin e kaluar, dhe një rritje me 1.5% në tremujorin e mbyllur në mars.
Raporti tremujor mund të shënojë një pauzë krahasuar me një sezon pozitiv fitimesh për kompanitë si Meta Platforms, Alphabet dhe Microsoft, të cilat kanë treguar elasticitet në bizneset e tyre në sektorin cloud dhe rritje të shitjeve të reklamave dixhitale.
“Apple nuk është imune ndaj tendencave të përgjithshme makroekonomike dhe do të vijojë të mbajë ritmin (për sektorin e smartphone-ve) për shumë kohë” – deklaroi Bob O’Donnell, themelues i TECHnalysis Research.
Me detajet në lidhje me modelin e ri iPhone 15 që pritet muajin e ardhshëm – i cili mund të jetë i pajisur me një portë USB-C më universale të pranuar në disa modele – shitjet e iPhone mund të marrin një nxitje të vogël në tremujorin korrik – shtator, sipas analistëve, të cilët kanë bërë parashikime të ndryshme për këtë periudhë.
Apple zakonisht nuk bën parashikime tremujore, por analistët presin që kompania të shpjegojë se si do ta përdorë Inteligjencën Artificiale për të përmirësuar pajisjet e saj të ardhshme.
Ngadalësimi i iPhone
Sipas analistëve, pjesa më e madhe e dobësisë së shitjeve të iPhone mendohet se vjen nga Amerika, ku të ardhurat pritet të bien me 6%.
Shitjet në Kinë – tregu i tretë më i madh i Apple – priten të jenë të qëndrueshme, për shkak të rimëkëmbjes ekonomike jo të njëtrajtshme, edhe pse kompania ka arritur rezultate më të mira se rivalët me sistem operativ Android në vend.
Sipas shoqërisë së kërkimeve të tregut, International Data Corp, dërgesat e përgjithshme të smartphone-ve në Kinë u tkurrën me 2.1% në tremujorin e dytë.
“Pjesa më e madhe e investitorëve mendojnë se një Kinë e dobët mund të jetë rrezik për rezultatet dhe komentet e mëtejshme, por pozicioni i Apple në Kinë është i qëndrueshëm dhe kompania ka të ngjarë të regjistrojë vetëm një rënie të vogël ose jo të shitjeve të iPhone” – deklaruan analistët e Piper Sandler.
“Nëse ka një dobësi të shitjeve në Kinë, ka të ngjarë që ajo të kompensohet lehtësisht nga shitjet e forta në Indi” – shtuan analistët.
Sipas të dhënave të Refinitiv, shitjet e Mac dhe iPad duhet të bien përkatësisht me 10,6% dhe 11,2%.
Por, sipas disa analistëve, sektori i shërbimeve – si App Store dhe shërbimet streaming audio dhe video të Apple – mund të jenë një pikë e fortë, falë rimëkëmbjes së tregut të reklamave.
Sektori, që përfaqëson rreth një të katërtën e të ardhurave të totale të Apple, pritet të rritet me 5.7%, falë rritjes së çmimeve të abonimeve në iCloud, edhe pse ritmi është thuajse i ngjashëm me atë të tre tremujorëve të mëparshëm/Reuters
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri