Kosova
Apostolova: Vazhdoni luftën kundër krimit e korrupsionit
Në ditën e Evropës, ajo nuk ka dhënë një afat se kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Aposotolova, ka ftuar institucionet e Kosovës që të vazhdojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në ditën e Evropës, ajo nuk ka dhënë një afat se kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza.
Apostolova mori pjesë në hapjen e panairit të arsimit me shtetet anëtare në BE në Ditën e Evropës, ku ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë do të ofrojnë mundësi informacioni për bursa në shtetet e tyre.
Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, theksoi se ditët e viteve të ardhshme shpreson se Kosova do të jetë edhe më afër Bashkimit Evropian. Ajo u shpreh se janë të përkushtuar të gjithë që qytetarët e Kosovës të lëvizin sa më shpejt lirshëm pa viza.
Gjithashtu, Akademia e Grave për Lidership përmes një thirrje sensibilizuese në sheshin Skënderbeu, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që 9 majin, Ditën e Evropës, ta heqin nga lista e festave zyrtare në Kosovë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










