E-Diaspora

Aplikacioni që lidh shqiptarët nëpër botë

“Albanian Network” është aplikacioni që do të lidhë shqiptarët kudo në botë. Ideja e Bujar Gashit i cili prej vitesh jeton në Gjermani është që çdo shqiptar kudo që udhëton në botë të ketë mundësi të informohet për restorante dhe shërbimet e tjera shqip në vendin që po viziton, raporton televizioni publik i Kosovës.

Shqiptarët do të kenë më lehtë në vendet ku shkojnë, sepse ky aplikacion u mundëson që të gjejnë më lehtë restorante, hotele, avokat, doktor e kështu me radhë, përcjell albinfo.ch.

Gashi ka treguar për videon e tij, derisa ky aplikacion do të jetë i gatshëm nga mesi i prillit.

https://www.youtube.com/watch?v=u-alu9aM5qc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3HysM5lxqU3r4YloLOhGn0D_Qb5YzDJLB7d60BwqXdVxWZZ87P_0N2qUg