Lajme
Aplikacioni i ri gjurmues në Gjermani, ‘hap i madh’ në luftën kundër koronavirusit
Qeveria gjermane zbuloi sot aplikacionin e ri të gjurmimit të koronavirusit, duke e quajtur atë një “hap të madh” në luftën pandemike.
Autoritetet kanë shpresën se njerëzit do ta shkarkojnë dhe të përdorin aplikacionin falas – i pari në llojin e tij në vend.
“Shkarkimi dhe përdorimi i tij është një hap i vogël për secilin nga ne, por një hap i madh në luftën kundër pandemisë”, tha shefi i shtabit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun, në shfaqjen e aplikacionit të ri në Berlin, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se nuk ishte aplikacioni i parë për koronavirusin që lansohet në botë, por është më i miri. Ai shtoi se qytetarët mund të mbështeten në standarde të larta të mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë.
Ministri Federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se aplikacioni ishte një “mjet i rëndësishëm shtesë” për t’u përballur me krizën e koronavirusit. Ai tha se qëllimi tani është të parandalohet një valë e dytë e mundshme e pandemisë.
“Sidomos në një fazë kur ka përsëri shumë më tepër kontakte, kur fillon sezoni i pushimeve është e rëndësishme të gjurmoni zinxhirët e infeksionit shumë më lehtë dhe shpejt”, shtoi ai.
Aplikacioni, i cili funksionon përmes Bluetooth, është krijuar për të bërë më të lehtë gjurmimin e infeksioneve. Nëse një përdorues ka testuar pozitiv dhe e ka ndarë këtë në aplikacion, ai u raporton përdoruesve të tjerë se ata kanë kaluar kohë pranë një personi të infektuar. Atëherë ai person mund të testohet – edhe pa simptoma, dhe në kurriz të kompanive të sigurimit shëndetësor, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











