Feja
Apel për ndihmë: “Ta rikthejmë buzëqeshjen e ngrirë në buzët e fëmijëve”
Shpresat për një të ardhme të ndritshme, për një shkollim dhe punësim dinjitoz, për një (bashkë)jetesë të qetë e të rehatshme në Lagjen e Trimave në Kumanovë u shuan me sulmet e hershme të mëngjesit të së shtunës të forcave policore dhe ushtarake të qeverisë së Maqedonisë kundër grupit terrorist që na qenka involvuar nga […]
Shpresat për një të ardhme të ndritshme, për një shkollim dhe punësim dinjitoz, për një (bashkë)jetesë të qetë e të rehatshme në Lagjen e Trimave në Kumanovë u shuan me sulmet e hershme të mëngjesit të së shtunës të forcave policore dhe ushtarake të qeverisë së Maqedonisë kundër grupit terrorist që na qenka involvuar nga jashtë për ta destabilizuar shtetin.
Duke qenë të mësuar nga skenarët e këtillë të qeverisë në të kaluarën dhe duke i marrë parasysh pikëpyetjet e shumta rreth këtij sulmi, ne s’kemi mundësi të mos e shprehim mllefin tonë ndaj një politike të dështuar të kësaj qeverie bashkë me partnerët e koalicionit si dhe bashkë me partitë që supozohet se në prapaskenë ia mbajnë antenën kësaj qeverie të brishtë.
Dëmin në njerëz, në pronë e në kafshë që ia kanë shkaktuar këto sulme popullatës së pafajshme civile të kësaj lagjeje, si dhe lëndimin psikik e shpirtëror jo vetëm të popullatës së kësaj ane, porse të mbarë shqiptarisë dhe të çdo ndërgjegjeje njerëzore nuk e lan asgjë, nuk e zëvendëson asgjë, nuk e riparon dhe nuk e ndreq asgjë.
Qeveria paska premtuar riparimin e objekteve të dëmtuara. Mirëpo, duke u mbështetur në të kaluarën, ne nuk i besojmë këtij premtimi. Një qeveri që të vret në emër të terrorizmit dhe të destabilizimit, duke qenë vetë destabilizuesja kryesore e mirëqenies së shoqërisë, nuk të ndreqë asnjë object, e lëre më t’i kompensojë dëmet e tjera “kolaterale”. Me çfarë dhe si do ta rikthejë kjo qeveri jetën e vashës 8-vjeçare dhe të prindërve të saj? Me çfarë do ta riparojë kjo qeveri buzëqeshjen dhe shpresat e fëmijëve të tmerruar deri në palcë nga këto sulme dyditore që të përkujtojnë
Vukovarin e rrënuar me muaj të tërë? Si do ta riparojë shpirtin e thyer të kumanovarëve, besimin ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të këtij shteti?
Duke u nisur nga kjo situatë tejet e mjerë, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ) shpall “Javën e solidarizimit me popullatën e dëmtuar të Kumanovës”.
Andaj luten të gjithë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër që deri të premten në mbrëmje, më 15 maj, të kontribuojnë në zbutjen e situatës së krijuar atje. Aksionin kryesor ne do ta kemi nëpër xhamitë tona në mbarë Zvicrën pas namazit të së premtes që vjen.
Ndihmat dhe kontributet tuaja mund t’i drejtoni te xhamia juaj më e afërt, e cila pastaj ia dorëzon UISHZ-së. Ato ju mund t’i dorëzoni edhe drejtpërdrejt në llogarinë bankare të UISHZ-së, duke shënuar qëllimin e destinimit “Për familjet kumanovare” ose thjesht “Për Kumanovën” nën:
ZKB (Zürcher Kantonalbank)
Union der Albanischen Imame in der Schweiz
IBAN : CH03 0070 0110 0043 5711 8
SWIFT: ZKBKCHZZ80A
Postkonto: 80-151-4
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










