Tematike
Apel dramatik i Spitalit Universitar të Gjenevës: Kërkesë urgjente për personel
Mjekët dhe infermierët shtesë për njësitë e kujdesit intensiv, janë të nevojshmëm që të përforcojnë dhe lehtësojnë ekipet ekzistuese në spital
Në Kantonin e Gjenevës, Spitali Universitar (HUG) ka nevojë urgjente për personel shtesë për shkak të rritjes së shpejtë të pranimeve në spital, si pasojë e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, shkruan Agjencia e lajmeve SDA.
Të dielën (sot) spitali ka bërë një thirrje për ish-punonjësit në pension dhe ata me pushime të papaguara, që t`i kthehen punës, transmeton albinfo.ch.
Menaxhmenti i klinikës po kërkon menjëherë vullnetarë për të marrë përsipër detyra mjekësore, infermierore ose administrative, bën të ditur klinika.
Mjekët dhe infermierët shtesë për njësitë e kujdesit intensiv, janë të nevojshmëm që të përforcojnë dhe lehtësojnë ekipet ekzistuese në spital.
Duket shumë e mundshme që numri kulmor, prej 550 pacientëve të shtruar për Covid-19, i cili qe regjistruar gjatë valës së parë të sëmundjes në pranverë, do të tejkalohet në ditët në vijim”, përcjell albinfo.ch. Kështu citohet të ketë thënë në apelin e përmendur, drejtori i Përgjithshëm i HUG, Bertrand Levrat.
“Ne supozojmë se numri i shtretërve dhe profesionistëve të nevojshëm për t’u kujdesur për pacientët nga Covid-i dhe sëmundjet tjera do të jetë shumë më i lartë sesa ai që kemi parë këtë pranverë”.
Spitali Universitar i Gjenevës ka njoftuar javën e kaluar për masat që paraqiten të nevojshme, transmeton albinfo.ch. Ashtu si në pranverë, spitali do të shndërrohet në një klinikë të specializuar për pacientë me Covid-19. Ndërkohë, përveç për Covid-19, këtu do të kryhen vetëm operacione urgjente. Në pranverë qe punësuar po ashtu staf shtesë prej 400 personash.
Autoritetet shëndetësore të Gjenevës të mërkurën kanë hprehur frikën se do të mbingarkohen nga fluksi i pacientëve, përcjell albinfo.ch. Ata druajnë se do t`u duhet të vendosin se cilin person të trajtojnë dhe cilin ta lënë në fatin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











