Tematike
Apel ballkanasve: Nuk ia vlen të kërkoni azil në Zvicër!
Në vitin 2012, 4245 persona nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali zi, Bosnjë - Hercegovina dhe Kosova kanë kërkuar azil në Zvicër. Vetëm 11 prej tyre kanë marrë azil
Zyra Federale për Migracion (BFM) në përpjekje për të informuar qytetarët e Ballkanit Perëndimor me realitetin që i pret po të vinë për të kërkuar azil në Zvicër, ka publikuar një videoklip të shoqëruar me tekst në gjuhët përkatëse, mes tjerash edhe në gjuhën shqipe.
Me këtë rast atyre u drejtohet edhe drejtori i BFM, Mario Gattiker.
Në këtë klip ballkanasve u tërhiqet vërejtja se ardhja e tyre si azilkërkues jo vetëm që nuk shpaguhet por ajo nënkupton humbje të dyfshtë: materiale dhe të lirisë. Kjo për faktin se ata do të shpenzojnë për të ardhur këtu në rrugë të ndyrshme ndërsa, pasi të dëbohen, do tu ndalohet edhe hyrja në vendet e BE-së për tri vjet.
“Zvicra u ofron strehim njerëzve që janë të rrezikuar dhe të persekutuar seriozisht. Ndërsa personat që vijnë nga vendet e sigurta dhe nuk janë të rrezikuar për jetë nuk marrin azil ne Zvicër. Si Zvicra ashtu edhe shtetet e Unionit Evropian e konsiderojnë Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e zi, Bosnjën – Hercegovinën dhe Kosovën si shtete të sigurta”, thuhet në këtë apel.
Në vashdim, ballkanasit, refugjatë potencialë informohen se “lënda e azilkërkuesve nga këto vende merret menjëherë parasysh pas bërjes së kërkesës , kështu që azilkërkuesit duhet të llogarisin se brenda ditësh do të kthehen ne vendet e tyre. Atyre që marrin përgjigje negative dhe nuk largohen vullnetarisht nga Zvicra do të ju ndalohet hyrja në Zvicër për 3 vite. Kjo ndalesë vlen edhe për të gjitha shtetet e Schengenit. Personat që kërkojnë azil nga shtetet e sigurta zakonisht nuk marrin ndihmë për kthim, madje atyre nuk u jepen as para për udhëtim.
„Ne na duhen vendstrehimet për njerëz që seriozisht janë të ndjekur dhe të rrezikuar, për ata njerëz që vijnë nga vatrat e krizës dhe që u duhet strehim i menjëhershëm. Shtetet e Ballkanit perëndimor nuk bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve të rrezikuara.”
Azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit perëndimor me ardhjen e tyre në Zvicër jo vetëm që humbin shumë para por e humbin edhe lirin e tyre të udhëtimit në tërë Unionin Evropian.
“Ne duam sinqerisht t`i informojmë njerëzit e Ballkanit perëndimor për procedurën e azilit dhe të ju bëjmë me dije se rruga e shtrenjtë dhe e mundimshme për të ardhur në Zvicër nuk ja vlen fare.”, përfundon informacioni i BFM.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













