Kosova
Anulohet tenderi gati 2-milionësh për infrastrukturën në aeroportin e Gjakovës
Ministria e Mbrojtjes ka anuluar tenderin gati 2-milionësh për ndërtimin e infrastrukturës për aeroportin e Gjakovës, që ka qenë projekt dyvjeçar, saktësisht për vitet 2024 dhe 2025.
Funksionalizimi i këtij aeroporti ishte dhënë si premtim gjatë fushatës zgjedhore nga kryeministri Albin Kurti.
Tenderi është anuluar meqë të gjitha ofertat e përgjegjshme e kanë tejkaluar vlerën e parashikuar për këtë kontratë, e që ka qenë saktësisht 1 milion e 930 mijë euro.
Oferta më e lartë për këtë tender ka shkuar deri në 3 milionë e 763 mijë e 852 euro. Tri konsorciumet që kanë dorëzuar oferta më të ulëta se vlera e parashikuar e kontratës, janë eliminuar për mospërmbushje të kritereve.
“Ministria e Mbrojtjes, Kazerma “Adem Jashari”, Rruga, Magjistralja, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë, Anulon aktivitetin e prokurimit për shkak se të gjitha ofertat e përgjegjshme kanë tejkaluar buxhetin e planifikuar për këtë projekt”, thuhet në vendimin e Ministrisë, që është publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në njoftimin për kontratë ishte paraparë që punët për ndërtimin e infrastrukturës në këtë aeroport të kryheshin për 350 ditë nga dhënia e kontratës.
Punimet në këtë aeroport, në dosjen e tenderit, ishin arsyetuar me planifikimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Aty thuhej se do të ndahen disa hapësira, do të renovohet shtresa e asfaltit ekzistues dhe se do të ketë shtrim me sipërfaqe të reja asfalti, dhe ndërtim i rrethojës brenda sipërfaqes së aeroportit.
“Lokacioni i objekteve është në të ashtuquajturin Aeroportin e Gjakovës, hapsire e shfrytëzuar për periudhe të gjatë nga KFORI- Italian. Me përfundimin e misionit paqësor te KFOR-it Italian hapsiara është marr në administrim dhe shfrytezim nga Ministria e Mbrojtjes respektivisht Forca e Sigurisë së Kosovës. Për shkak te planifikimeve strategjike të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka lindur nevoja e intervenimit për Renovimin e hapësirave brenda Aeroportit, ndërtim dhe ndarje të hapësirave po ashtu renovimi i shtresës së asfaltit egzistues e po ashtu shtrim me siperfaqe të reja asfalti. Ne kuadër të këtyre ndërhyrjeve është parashikuar edhe ndërtimi i rrethojës brenda siperfaqës së aeroportit siç është potencuar në detyrë projektuese”, thuhet në dosjen e tenderit.
Punimet parashiheshin të realizoheshin në pesë faza. Aty theksoheshin në detaje se si duhej të kryheshin punimet, e materialet që do të duhej të përdoren.
Në mars të vitit të kaluar, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte deklaruar se në këtë aeroport planifikohet ndërtimi i objekteve të ndryshme me qëllime operacionale për ushtrinë e Kosovës.
“Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes dhe Babaj e Bokës do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së, në të cilën do të ndërtohen poligone taktike sipas standardeve të NATO-s”, kishte deklaruar Mehaj.
Ndryshe, gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri Albin Kurti kishte premtuar funksionalizimin e këtij aeroporti.
“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizhet për dy shërbime bazë; kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, kishte thënë Kurti.
Qeveria e tij është në fund të mandatit, e një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Ky aeroport gjendet rreth 5 kilometra në veri të qytetit të Gjakovës. Aeroporti ka një sistem të vetëm piste me një rrugë paralele për taksim. Pista është 1.799 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











