Lajme
Anulohet edhe “Gjeneva Motor Show”
Shfaqja e veturave në Gjenevë ka prezantuar historikisht markat premium dhe superveturat
BMW, Porsche dhe Bentley do të prezantojnë veturat e reja online, pasi organizuesit e shfaqjes së veturave në Gjenevë anuluan eventin 11-ditorë, prej shqetësimeve mbi koronavirusin.
Prodhuesit e veturave i përdorin shfaqjet në të gjithë botën për të prezantuar produkte të reja dhe tërhequr vëmendje.
Shfaqja e veturave në Gjenevë ka prezantuar historikisht markat premium dhe superveturat.
Kreu ekzekutiv i BMW, Oliver Zipse, do të zhvillojë në internet një konferencë për debutimin botëror të një makine të re të quajtur BMW Concept i4 ditën e Martë, kur do të ndodhte prezantimi në Gjenevë.
“Na vjen keq që ekspozita nuk do të zhvillohet si zakonisht”, deklaroi BMW.
Bentley planifikon gjithashtu të ndërmarrë një konferencë online, por prodhuesi i veturave luksoze po punon ende për afatin dhe logjistikën.
“Bentley e mirëpret vendimin e anulimit të shfaqjes këtë vit. Është në interes të shëndetit dhe sigurisë së pjesëmarrësve si dhe të gjithë kolegëve tanë”, deklaroi kompania, transmeton Scan.
Porsche planifikon gjithashtu të mbajë një konferencë në rrjet ditën e Martë, për të prezantuar modelin e ri të serisë kryesore 911, përcjell albinfo.ch.
Sipas Reuters, Audi dhe Mercedez pritet të prezantojnë veturat e tyre në internet gjithashtu.
Fiat Chrysler deklaroi se po vlerëson mënyra alternatikve për të debutuar veturat që ishin planifikuar për shfaqjen. Fiat pritej të prezantonte një makinë tërësisht elektrike. Shfaqja e veturave në Gjenevë u anulua pasi Zvicra lajmëroi ditën e premte se do ndalojë të gjithë eventet publike apo private që mbledhin më shumë se 1,000 persona, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











