Lajme
Anulohen udhëtimet nga Zvicra në Gjermani
Greva e punëtorëve gjermanë të transportit publik, e nisur nga mesnata e së hënës, do të afektojë udhëtimet mes Gjermanisë dhe Zvicrës.
Të hënën janë anuluar të gjitha fluturimet për në gjashtë qytete të Gjermanisë, ka njoftuar nga kompania e trafikut ajror në Zvicër. “Të gjitha fluturimet nga Zvicra në Gjermani ishin anuluar për të dielën. Të hënën, udhëtimet nga Zvicra në Frankfurt, Mynih, Shtutgart, Dyseldorf, Hanover dhe Nurenberg janë anuluar, ndërkohë fluturimet do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt për në Berlin”, thuhet nga zëdhënësi Michael Steif për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Për pasagjerët njoftohet se do të bëhet rezervim i ri i biletave kurdo që kjo të jetë e mundur dhe do të kontaktohen nga kompanitë e fluturimeve.
Përpos fluturimeve, greva në Gjermani preku të hënën edhe transportin me tren. Siç u tha nga SBB, të gjithë trenat e natës dhe rajonalë për dhe nga Gjermania janë anuluar për shkak të grevës, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










