Kosova
Anulohen dy udhëtime me autobusë për Beograd
Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku ka thënë se disa grupe të caktuara po nxitin të rinjtë që të ikin nga Kosova
Në ditën e mërkurë janë nisur tre autobusë nga Prishtinë për në Beograd, por të enjten vetëm dy. Ai i orës 22:00 dhe 23:00 janë anuluar dhe vetëm në orën 22:30 një autobus nga Prishtina është nisur në drejtim të Beogradit.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku për televizionin publik të Kosovës.
Ai ka theksuar se dy udhëtimet janë anuluar, pasi biletat po kthehen, kurse për atë të orës 22:30 janë shitur vetëm 15 bileta, përcjell albinfo.ch.
Sipas Çitakut ka grupe të njerëzve që kanë shkuar në stacion për të nxitur njerëzit që të ikin.
Ai ka nënvizuar se më shumë ka kureshtarë sesa njerëz që duan vërtet të largohen nga Prishtina për në Beograd, madje shumë ndalen edhe në Podujevë.
https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155381137203859/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













