Kosova
Anulohen disa fluturime në aeroportin e Prishtinës, sulmohet një punonjës
Anulimi i disa fluturimeve, qytetarët nuk përmbahen, goditet punonjësi i aeroportit në Prishtinë
Mësohet se një punonjës i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga disa qytetarë teksa ishte në krye të detyrës, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt. Gara ka bërë të ditur se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për këtë rast dhe jo vetëm.
“Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjëse është ajo që rendit aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit. Kompania jonë do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka thënë Gara.
Mbrëmë, pas anulimit të disa fluturimeve, u krijua një rrëmujë e madhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











