Bota
Anulohen 110 fluturime në Belgjikë
Greva e cila ka nisur të hënën, ka prekur transportin publik në pothuajse të gjithë Belgjikën
Aeroporti i Brukselit do të anulojë 110 nga 203 fluturimet hyrëse të planifikuara për të mërkurën, përveç fluturimeve në nisje që janë anuluar tashmë për shkak të një greve mbarëkombëtare, ka thënë një zëdhënës, duke konfirmuar një raport nga transmetuesi belg VRT.
Ai ka deklaruar se do të jetë në dorë të linjave ajrore të ridrejtojnë fluturimet e anuluara dhe se aktualisht nuk priten anulime midis 93 fluturimeve të mbetura hyrëse.
Një pjesë e stafit të sigurisë dhe të shërbimit tokësor të aeroportit do të marrë pjesë në grevë, e cila po mbahet në shenjë proteste ndaj planeve të kursimit të qeverisë.
Greva e cila ka nisur të hënën, ka prekur transportin publik në pothuajse të gjithë Belgjikën, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













