Bota
Antalia, qytet me katër stinë
Antalya, një nga destinacionet turistike më të njohura në Turqi, por edhe më gjerë, u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar katër stinë brenda një dite.
Plazhi i njohur Konyaalti, perla e Antalias, edhe në muajt e fundit të vitit tërheq turistë të huaj duan të shijojnë rrezet e diellit dhe detin në dhjetor transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, në malin Tahtali, 2,365 metra i lartë dhe rreth një orë larg, vizitorët kanë mundësi të shijojnë edhe borën.
Turistët që vijnë në Antalya mund të ngasin një biçikletë në bregdet, të ecin ose thjeshtë të shijojnë bukurinë natyrore të këtij rajoni. Pas shijimit të plazhit me një shëtitje 10-minutëshe me teleferik, vizitorët mbërrijnë në Tahtali, maja e së cilës është e mbuluar me borë. Kryetari i Antalyas, Menderes Turel tha se asociacimet e Antalyas janë deti, dielli, rëra, natyra dhe trashëgimia historike. Megjithatë, shton ai, Antalya është një qytet në të cilin është e mundur të shihet ndikimi i katër stineve në një ditë.
“Për 20 ditë hyjmë në vitin e ri dhe dhjetorin do ta lëmë pas. Në një periudhë të tillë ju mund të notoni në njërën anë të detit, ndërsa nga tjetër të bëni ski në malet tona. Kjo nuk mund të përshkruhet, duhet të përjetohet”, konsideron Turel.
Ai shtoi se bukuria, qoftë natyrore apo historike, vështirë për t’u gjetur në cilindo qytet tjetër, dhe kjo e bën Antalyan të veçantë. Ibrahim Adali jeton në Antalya për nëntë vjet, ndërsa në det lahet si në verë ashtu edhe në dimër.
Ai thotë se temperatura mesatare e detit në dimër është 21 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











