Shkurt.ch
Anne Emery-Torracinta, kandidate e SP-PS-së në Gjenevë
Deputetja aktuale kantonale, Emery-Torracinta, preferohet si kandidate zyrtare për vendin e Mark Muller-it
Deputetja 54-vjeçare e Partisë Socialiste në Gjenevë është kandidate zyrtare e kësaj partie për zgjedhjet kantonale që do të organizohen më 17 qershor për ta zëvendësuar ish-këshilltarin e Shtetit liberal-radikal në dorëheqje, Mark Muller.
Ky i fundit u tërhoq për arsye të presioneve që i kishin lindur pas telasheve me organet e drejtësisë pas një kacafytjeje, në muajin dhjetor, në një diskotekë të Gjenevës.
Manuel Tornare, deputeti federal i SP-PS-së të Gjenevës dhe njëherësh kryetar i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë nuk u zgjedh nga militantët e kësaj partie që ishin mbledhur për ta përcaktuar kandidatin e tyre. Në fakt, është dashur të mbahen dy runde para se të zgjedhet Anne Emery-Torracinta me 224 vota.
E posazgjedhura i ka shpallur synimin e asaj për t’u angazhuar për çështjen e banimit si dhe të sigurisë në Gjenevë.
Emery-Torracinta do të jetë në kokurrencë me kandidatin, njëherësh kryetarin e Qytetit të Gjenevës, Pierre Maudet. Kandidatët e tjerë në lojë janë Eric Stauffer nga Lëvizja qytetare gjenevase (MCG) si dhe kryetari i të Gjelbërve gjenevas, Laurent Seydoux.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










