Lajme
Ankohen vendet anëtare: Plani i BE-së për vaksinat nuk mjafton
Brukseli ndodhet nën një presion të shtuar për të justifikuar planin e tij të vaksinave, pasi shtetet anëtare ankohen për mungesë të dozave.
Markus Söder, numri një i shëndetësisë në landin e Bavarisë, thotë se procesi i Komisionit Evropian për blerjen dhe aprovimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech nuk është i mjaftueshëm, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Por zyrtarët e BE-së janë mbrojtur duke argumentuar se plani u miratua nga nivelet më të larta të Unionit.
“Ne duam vaksina nga kompani të ndryshme që përdorin teknologji të ndryshme, në mënyrë që të gjejmë atë që konsiderohet më e sigurt dhe efikase nga Agjencia e Medikamenteve. Ndaj, filozofia jonë bazë ka qenë se duhet të kemi një portofol të diversifikuar, që do të thotë se nuk do të investojmë ekskluzivisht për një kompani apo një tjetër. Ne po investojmë në kompani të ndryshme. Kjo është një qasje që është mbështetur që në fillim nga niveli më i lartë në radhët e shteteve anëtare”, tha Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i KE për Shëndetësinë.
Vaksina e ardhshme që ka gjasa të aprovohet këtë javë është “Moderna”, me 160 milionë doza të porositura.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











