Lajme
Ankohen prodhuesit te Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë
Afaristët akuzuan Qeverinë se po lejon të shkelen bizneset vendëse duke lejuar importet e lira dhe të mallrave jokualitative.
Prodhuesit kosovarë iu ankuan Ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila se importi nga Serbia po ua zë frymën. Në takimin që ajo e kishte organizuar për t’u shpjeguar bizneseve për masat mbrojtëse ligjore, afaristët akuzuan Qeverinë se po lejon të shkelen bizneset vendëse. Ata thanë se nga importi, përveç që po vijnë produkte më të lira, po importohen edhe mallra jokualitative.
Përfaqësuesi i fabrikës së miellit “M&Sillosi”, Sead Shehu, nuk mundi të durojë pa ia thënë në sy këto fjalë ministres së Tregtisë dhe të Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Express.
Në ditë vikendi, ai bashkë me shumë prodhues e importues nga të gjitha anët e Kosovës i ishte përgjigjur ftesës së ministres për të mësuar se në çfarë mënyre shteti i mbron nga konkurrenca jo e drejtë që vjen prej importit.
Por, eksperienca e tij me produktet që vijnë kryesisht nga Serbia duket se nuk ia mbushnin mendjen se Qeveria po e merr seriozisht mbrojtjen e prodhuesve vendës me Ligjin për antidamping dhe Ligjin për masat mbrojtëse në import.
Edhe pse me ligj, sipas tij, duhet të bëhen analizat e kontrollit të cilësisë, produktet e importit nuk i nënshtrohen një kontrolli të mirëfilltë që u ofrohen për konsum qytetarëve.
Megjithatë, Mimoza Kusari-Lila që kishte zgjedhur që një ditë para protestës së paralajmëruar për mbrojtje të prodhuesve vendës t’u tregojë bizneseve për ligjet që janë miratuar dy vjet më parë, tha se Qeveria dhe sektori privat duhet të jenë partnerë. Sipas saj, ka pasur tendenca që të politizohet çështja e prodhimtarisë vendëse me reciprocitetin.
“Qeveria e Kosovës nuk e sheh sektorin privat të fragmentuar e as të politizuar”, pohoi Kusari-Lila.
Ajo porositi afaristët që, të gjitha faktet që i kanë për rastet kur dëmtohen nga importi është më mirë t’i adresojnë në institucionet që mund t’i zgjidhin problemet. Sipas ligjit, vetë pronarët e bizneseve obligohen të raportojnë për mallrat të cilat mund të jenë të subvencionuara në vendet prej nga vijnë apo çështje të tjera që e prishin konkurrencën e drejtë.
Këtij pohimi, nuk i besuan ata që shpesh iu kishin kërkuar institucioneve të Kosovës, bazuar në këto ligje, t’i marrë në mbrojtje, e që kishin hasur në veshë të shurdhër.
“Krejt po vijnë prej Serbisë ma lirë se që po e prodhoj unë”, tregoi një prodhues i produkteve plastike nga Gjilani.
Ngjashëm tregon edhe pronari i kompanisë për prodhimin e vajit “Inter Company”, Sylejman Konushevci, i cili thotë se vaji nga Serbia në Kosovë vjen shumë më lirë se që e prodhon ai, shkruan kjo gazetë
Për dallim nga deklaratat e këtyre prodhuesve, përfaqësuesit e tyre të Aleancës Kosovare të Biznesit dhe të Odës Ekonomike të Kosovës patën shumë fjalë të mira për punën e institucioneve të shtetit.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se është i kënaqur që Ministria e Tregtisë dhe ministritë e tjera janë zotuar të punojnë që deri në vitin 2013 të ketë një përmirësim të ambientit për të bërë biznes, rritjes së eksportit dhe uljen e importit, shkruan Express.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












