E-Diaspora
Anketë: Politikat Ekonomike dhe Investimet për Diasporën
Njëra nga temat është "Politikat Ekonomike dhe Investimet për Diasporën", që do të na mundësojë të kuptojmë më shumë rreth nevojave të diasporës në lidhje me vendet amë
Organizata jo-qeveritare Germin, e cila për temë fokusi ka Diasporën, është duke e implementuar iniciativën Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që synon të lehtësojë përfshirjen e diasporës në proceset poltikëbërëse duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe kanalet jo-formale për avokim kolektiv.
Pjesë kyçe e kësaj nisme janë edhe perceptimet nga komuniteti i diasporës për tema të ndryshme, të cilat do t’i mbledhim përmes pyetësorëve. Njëra nga temat është “Politikat Ekonomike dhe Investimet për Diasporën”, që do të na mundësojë të kuptojmë më shumë rreth nevojave të diasporës në lidhje me vendet amë.
Pas përfundimit të këtij pyetësori, ekipi Germin dhe Task Forca për Politikat Ekonomike dhe Investimet për Diasporën do të analizojnë të dhënat në mënyrë të hollësishme.
Andaj, e vlerësojmë shumë nëse gjeni pesë minuta kohë për ta plotësuar këtë pyetësor.
Ju falënderojmë për kohën!
Duke klikuar KËTU, e gjeni anketën e cila ju merr kohë 5 minuta.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











