Lajme
Anketë: Çdo i dyti austriak dëshiron javë pune prej 30 orëve
Gjysma e austriakëve të punësuar (49 për qind) konsiderojnë se java e punës duhet të jetë 30 orë, ndërsa 23 për qind janë për 35 orë. Kështu tregojnë rezultatet e anketës, të cilën e ka realizuar portali “karriere.at”, përcjell Albinfo Austria.
Prej muajsh është hapur një diskutim në Austri në lidhje me shkurtimin e orarit të punës. Në një anketë të kohëve të fundit, pothuajse gjysma e austriakëve të punësuar (49 për qind) konsiderojnë se java e punës duhet të jetë 30 orë, ndërsa 23 për qind janë për 35 orë. Numri i atyre që mbështesin orarin aktual prej 40 orësh është shumë i vogël. Kështu tregojnë rezultatet e anketës, të cilën e ka realizuar portali “karriere.at”, përcjell Albinfo Austria.
Rreth një e treta, përkatësisht 18 për qind, janë shprehur për javën aktuale të punës prej 40 orë. Për javë të punës prej 20 orëve janë shprehur vetëm 10 për qind e të anketuarve. Mes punëdhënësve, madje 60 për qind kanë votuar për javë të punës prej 30 orëve, për aktualen, 40-orësh në javë, janë vetëm 12 për qind, ndërsa zvogëlim për 35 orë në javë mbështet çdo i pesti punëdhënës.
“Kriza e koronës ka bërë shumë punëdhënës më fleksibilë”, ka konstatuar Tomas Olbrih nga karriere.at.
Ai thotë se atë që të punësuarit duan javë pune më të shkurtër nuk do të thotë se nuk duan të punojnë, por e kundërta, duan përveç punës kryesore të merren edhe me disa projekte të pavarura.
Edhe kryetarja e Partisë Socialdemokrate (SPÖ), Pamela Rendi- Wagner, tashmë e sa kohë bën përpjekje për javë pune prej katër ditëve. “Ai model është modern, mundëson fleksibilitet më të madh edhe për sipërmarrësit dhe për të punësuarit”, ka thënë ajo.
Por një ide të tillë tash për tash e kundërshton kryetari i Odës Ekonomike, Harald Mahrer, i cili vjen nga Partia Popullore që është në pushtet (ÖVP). “Pas punës me kohë të shkurtuar (Kurzarbeit), ne dëshirojmë sa më shumë punë që të jetë e mundur me orar të plotë, njerëzve u duhen pagat e plota për të pasur mundësi të blejnë sërish gjërat e tyre të nevojshme”, ka shpjeguar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












