Literaturë
Anisa Markarian, takim me lexuesit në bibliotekën “Pestalozzi”, në Cyrih
Mjeke, shkrimtare, aktore e skenariste, Anisa Markarian vjen për herë të parë në Zyrih për një bashkëbisedim me lexuesit dhe artdashësit
“Ju presim të shtunën, më 12 nëntor 2022, me fillim në orën 16.30, në Bibliotekën Pestalozzi, Hardau”, thuhet në njoftimin për shtyp, të dërguar nga organizatori me rastin e orës letrare që mbahet në këtë bibliotekë, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se biblioteka në Hardau (Cyrih), e drejtuar nga bashkatdhetarja jonë, Suela Jorgaqi, është shumë aktive në përfaqsismin e vlerave kulturore të migrantëve dhe në veçanti të shqiptarëve, në Cyrih e më gjerë shkruan albinfo.ch.
E lindur në vitin 1962, nga babi armen dhe nëna shqiptare, Anisa Markarian që herët u tregua si aktore dhe skenariste e talentuar. Ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare si aktore.
Ka botuar poezi, tregime e novela, dhe librin “Sënduku i kujtimeve”, “15 ditë prilli”, “Shtëpia te selvia” etj.
Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste dhe vazhdon të merret me letërsi.
Koha: 12 nëntor 2022, ora 16.30.
Vendi: Biblioteka Pestalozzi, Norastrasse 20, 8004 Zürich.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Nëntor 2022
- Ora16:30
- LokacioniZürich
- Data e përfundimit21 Tetor 2022 - 18:00
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















