Bota
Anije me mbi një mijë tonë ushqime drejt Gazës
Një anije e ngarkuar me 1.200 tonë ushqime është nisur nga Qiproja dhe të martën ka mbërritur pranë portit izraelit të Ashdodit, në kuadër të përpjekjeve për të lehtësuar krizën humanitare në Rripin e Gazës.
Anija, e regjistruar në Panama, mbart 52 kontejnerë me furnizime ushqimore përfshirë oriz, makarona, ushqim për foshnja dhe produkte të konservuara. Para nisjes, ndihmat u kontrolluan nga autoritetet izraelite në portin qipriot të Limasolit, prej nga anija u nis të hënën.
Rreth 700 tonë nga ky ngarkesë janë financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Fondit Amalthea, mekanizëm i krijuar vitin e kaluar për të koordinuar ndihmat detare për Gazën. Pjesa tjetër është siguruar nga Italia, Qeveria e Maltës, një urdhër katolik në këtë shtet dhe organizata humanitare kuvajtiane Al Salam.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, Qiproja kishte dërguar rreth 22.000 tonë ndihma me anije drejt Gazës, përmes një projekti të organizuar nga bamirësia World Central Kitchen dhe ushtria amerikane. Megjithatë, në fund të korrikut 2024 ky mision u ndërpre për shkak të pasigurisë dhe kufizimeve të vendosura mbi sasinë e ndihmave që mund të shpërndaheshin
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












