Lajme
Anija e re hapësinore prezantohet nga Elon Musk
Elon Musk foli në qendrën për zhvillimin e raketave të kompanisë SpaceX në “Boca Chica” të Teksasit
“Përballemi me një zgjedhje, çfarë të ardhme duam? A duam një të ardhme të një civilizimi hapësinor, të jemi mes yjeve, apo të jemi të mbyllur përgjithmonë në Tokë? Unë zgjedh të parën. Shpresoj që të jeni dakord me mua. Përparimi kritik i nevojshëm për t’u bërë një civilizim hapësinor është ta bëjmë udhëtimin hapësinor si udhëtimin ajror”, tha Musk.
Ai tha se anija e hapësirës pritet të niset për herë të parë brenda dy muajsh dhe se do të fluturojë rreth 20 kilometra para se të ulet në Tokë.
Anija “Starship” përbën pjesën kryesore të sistemit kolosal raketor ndërplanetar të zotit Musk. Anija ka një gjatësi prej 120 metrash dhe është shtesa e fundit mes flotës së anijeve të ripërdorshme të kompanisë SpaceX.
Misioni i zotit Musk drejt Hënës përputhet me synimin që ka NASA për të dërguar njerëz në hapësirë brenda vitit 2024 sipas programit Artemis. Kjo nismë u nxit në muajin mars nga administrata e Presidentit Trump për eksplorimin e hapësirës së largët.
Programi i përshpejtuar për hapësirën synon bashkëpunimin me disa kompani amerikane të hapësirës për ndërtimin e një prezence afatgjatë në sipërfaqen hënore para se të arrihet në planetin Mars, shkruan voa, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












