Muzikë
Anibari, Dokufesti e Prifesti planifikojnë të mbahen këtë vit
Në konsultimin e fundit të përbashkët në mes tri festivaleve të Kosovës, Prifilm Festit, Dokufestit, e Anibarit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, u diskutua rreth mënyrave të organizimit të edicioneve të këtij viti në kontekstin e ri të krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të tri festivalet do të mbahen këtë vit por duke zbatuar dhe përshtatur mënyrën e organizimit që të respektohen plotësisht rekomandimet e dhëna, dhe vendimet që do të merren nga Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe organet e rendit.
Drejtori artistik i Dokufestit, Veton Nurkollari, tha që janë duke vazhduar përgatitjet për edicionin e 19-të të festivalit.
“DokuFest-i vazhdon me përgatitjet për organizimin e edicionit të XIX të Festivalit, e paraparë të mbahet në Prizren nga data 7 gusht 2020. Në ndërkohë Festivali do t’i përcjellë masat e rekomanduara nga qeveria e Kosovës në lidhje me ngjarjet publike dhe ato të distancimit social dhe bazuar në to do ta dizajnojë edhe aktivitetet”, ka thënë ai.
Ndërsa Vjosa Berisha drejtoreshë e PriFest-it u shpreh se janë duke punuar bashkë me konsulentët ndërkombëtarë të festivalit, dhe në të njëjtën kohë duke shikuar mundësitë se si do ta modifikojmë festivalin për t’u përshtatur me situatën e krijuar për shkak të pandemisë.
“Datat nuk do t’i lëvizim janë 14-19 korrik, por do të detyrohemi që t’i bëjmë disa aktivitete online për shkak të vështirësive që mund të hasim për të sjellë ekspertë dhe profesionistë të industrisë nga vendet e tjera në Prishtine këtë vit. Kurse filmat po i shikojmë mundësitë që të shfaqen në disa lokacione open air për të evituar çfarëdo rrezikshmërie nga virusi. Gjithsesi planet janë në përpunim e sipër dhe sapo të kemi informacione me definitive duke u bazuar edhe në ndryshimin e masave, do të marrim edhe vendimin se si do të duket edicioni i 12-të i PriFestit”, ka thënë Berisha.
Kurse Arba Hatashi, drejtoreshë e festivalit të Anibarit shtoi se momentalisht ekipi i festivalit Anibar është duke punuar në organizimin e festivalit si dhe të aktiviteteve që ky edicion do të ketë, sidomos në kushtet e krijuara nga pandemia COVID-19.
“Si festival që veç kemi hyrë në vitin e 11 e së bashku edhe me festivalet e tjera, patjetër se do të ndikohemi nga situata e krijuar nga pandemia e cila tashmë ka prekur çdo pore të jetës. Duke i ndjekur me kujdes zhvillimet të cilat po ndodhin në vendin tonë por edhe në botë, ne do të veprojmë në bazë të rekomandimeve në nivel kombëtar por edhe në bazë të këshillave të organizatave ndërkombëtare lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve të festivalit dhe modifikimet e tyre të nevojshëm. Ne jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshme lidhur me krijimin e kushteve që festivali i cili është paraparë që të mbahet me data 13-19 korrik, të vazhdojë të jetë në shërbimin të komunitetit lokal, kombëtar e ndërkombëtar”, ka thënë Hatashi, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













