Bota
Nuk dëbohet 18-vjeçari shqiptar, shpëton falë notave të shkëlqyera
Ngase i kaloi provimet me nota maksimale, i riu shqiptar nuk kthehet nga Anglia
Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu, mundi më në fund ta fitojë apelin, duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë.
Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristol-it, Marvin Rees, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka”.
Ju kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive. Trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në kufi me Wales-in.
Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vjetësh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës. Ishin sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të adoleshentit shqiptar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













