Lajme
Anglia nderon me një çmim mërgimtaren shqiptare
Një lajm i mirëpritur për komunitetin shqiptar në Britani. Mbreti Charls i Anglisë ka dekoruar me urdhrin e dytë më të lartë të Mbretërisë, përveç atyre kalorsiak, zonjën Remzije Zeka Sherifi, me origjinë nga Kosova.
Remzije Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999, kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.
Vite më pare asaj iu dha çmimi prestigjioz “Spotlight Award”, nga “Scottish Women in Business” shtetases nga Kosova, që ishte një lajm i mirëpritur për komunitetin shqiptar në Britani, shpesh i paragjykuar dhe i anatemuar në medien britanike.
Remzije Zeka Sherifi, e cila jeton në Glasgow të Skocisë, fitoi për merita të veçanta, teksa konkurroi me 10 zonja mjaft të suksesshme dhe personalitete të jetës publike britanike për këtë çmim, e u vlerësua edhe me votën e publikut.
Titulli me akronimin OBE, njihet në anglisht si “Officer of the Most Excellent Order of the British Empire”, është krijuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore nga ish-Mbreti Xhorxh i Pestë.
Ky titull është i pari që Monarkia britanike ua jep shqiptarëve.
Remzije Zeka Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, Remzija ka punuar si gazetare dhe producente në radio.
Zonja Remzije Zeka Sherifi tha se ia dedikon këtë titull të lartë mbretëror nipave dhe mbresave, familjes dhe shqiptarëve kudo që janë.
Në 2013 ajo është vlerësuar me një tjetër çmim të madh si “Gruaja Emigrante e Vitit” në Britani, ndërkohë në 2017 ajo ka qenë në mesin e 10 “Grave të Shquara të Skocisë’. Ky titull vjen dhe merr një vlerë të shtuar në kohën kur ka një fushatë të madhe kundër emigrantëve dhe atyre shqiptarë në Britani.
Ndër njerëzit e njohur që kanë marrë këtë titull është edhe shkrimtarja britanike JK Rowling, autore e serialit të famshëm Harry Potter, apo futbollisti David Beckham.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










