Shqipëria
“Anglia e Vogël” shqiptare – vendi që Britania po ia merr rininë
Mungesa e punësimit dhe kushtet e vështira të jetesës, janë disa nga arsyet që i çojnë të rinjtë shqiptarë drejt Anglisë.
Rajoni i Hasit të Shqipërisë është bërë temë nga mediat britanike. Një reportazh të gjerë ia ka kushtuar Daily Mail Hasit, ose siç njihet ndryshe “Anglisë së vogël”.
Mes tjerash në shkrim Hasi cilësohet si vendi, të cilit Mbretëria e Bashkuar ia ka marrë gjithë rininë.
Mungesa e punësimit dhe kushtet e vështira të jetesës, janë disa nga arsyet që i çojnë të rinjtë shqiptarë drejt Anglisë, përcjell Albinfo.ch.
Çmimet për të shkuar drejt Anglisë janë me kamion 25-27 mijë paund dhe me gomone 3-6 mijë paund, por vitet e fundit është futur në modë dhe të shkuarit me jahte luksoze, me çmime që variojnë nga 17 mijë paund e lart.
Kushdo që shkon has vështirësi në bërjen e letrave. Disa detyrohen të martohen me të huaja, për të kryer këtë procedurë. Për vitin 2021, në Angli nënat shqiptare hynë në dhjetëshen që kanë lindur 3260 fëmijë. Kjo i ka ndihmuar për të marrë letrat brenda 5 vjetëve.
Nga marsi i vitit 2021 kanë aplikuar për azil 3 mijë shqiptarë, ndërsa për vitin 2022, janë 5 mijë kërkesa./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












