Lajme
Angela Merkel dhe dashnorët e saj ballkanikë
Ka shumë gjëra që i ndajnë shefat e qeverive të Shqipërisë dhe të Serbisë. Por në luftën e tyre për të fituar zemrën e një gruaje, ata të dy janë të bashkuar

Shumëçka e ndan Edin nga Aleksandri. Njëri është një ish militant partiak e tjetri në jetën e mëhershme ka qenë artist. Aleksandri është lehtë i prekshëm, Edi, nga ana tjetër, i do provokimet. Kjo e bën raportin mes tyre shpesh turbulent. Sepse, më në fund njëri është serb e tjetri shqiptar, shkruan gazeta NZZ, përmes korrespondentit të saj për Ballkan, Andreas Ernst. Përplasje ka rregullisht kur vjen fjala për Kosovën.
Por ata dy kanë edhe gjëra të përbashkëta: Të dy janë të gjatë nga dy metra dhe përtej, kësaj janë edhe të pajisur me një ego të theksuar. Kundërshtimet i përballojnë vështirë, para së gjithash gjatë punës, transmeton albinfo.ch. Të dy bëjnë punën e njëjtë: Aleksandar Vuçiç qështë kryeministër i Serbisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë.
Por ajo që para së gjithash i bashkon ata është admirimi për një grua: për Angela Merkelin. Kjo mund të jetë e habitshme në dritën e simpatisë në rënie të kancelares te publiku dhe të kritikave të vazhdueshme të analistëve. Por, kush e hedh shikimin pak më larg nga përditshmëria gjermane dhe shikon nga Ballkani, sheh diçka krejtësisht tjetër: këtu kancelaria gëzon respekt dhe simpati te një shtresë e gjerë e popullit. Dhe, kur Aleksandri dhe Edi flasin për Angelën, aty s`ka asgjë tjetër veç shpalljeve të dashurisë.
Në bashkëbisedimin kokë më kokë në Security Forum në Beograd kjo tingëllonte në këtë mënyrë: Edi pyet: “Ku do të mbeteshin vlerat evropiane sikur në Berlin gjatë krizës së refugjatëve të mos qeveriste Angela por një Orban?” Aleksandri ia kthen: “Ajo është e vetmja që mendon për ne. Ajo e merr telefonin kur ne kemi probleme, dhe na thotë se çfarë duhet të bëjmë”, përcjell albinfo.ch. Edi dëshiron të shtojë diçka por Aleksandri tashmë është në fjalën e tij: “Asnjë BE, asnjë komision, asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë. Kur vjen puna deri aty, ekziston vetëm një emër: Angela!” Pastaj ai me zë më të ulët, vazhdon. “Njerëzit e mi më tërheqin vërejtjen: Shikoje se çfarë po ndodh me Angelën tënde në sondazhe…”. Edi e ndërpret: “Jo, jo, ajo do të zgjidhet sërish!”. Aleksandri sërish ia kthen: “Mua nuk më vjen turp. Çfarëdo që të ndodhë, unë qëndroj mbrapa kësaj.
Dhe pastaj fillojnë Aleksandri dhe Edi të zihen rreth Kosovës.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor