Lajme
Angazhohen për bashkëpunim në fushën e energjetikës

Zëvendësministri I Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të Shqipërisë, Enno Bozdo ka takuar në Tiranë Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj.
Marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, dhe hapat konkretë të këtyre marrëdhënieve pas reciprocitetit që Kosova i ka vënë Serbisë ka qenë pjesë e bisedës mes Bozgos dhe Beqajt.
Për Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, synimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Shqipëria është parë nga Kosova si një treg me potencial të madh për bashkëpunim ekonomik në Republikën e Kosovës.
Ndërsa zv.ministri Bozgo, duke u ndalur tek aplikimi më i fundit i Kosovës, për parimin e reciprocitetit, ka theksuar se qeveria e Shqipërisë mbështet dhe mirëkupton hapat e fundit të qeverisë së Kosovës për aplikimin e parimit të reciprocitetit, i cili është brenda të gjithë mekanizmave që marrëveshja tregtare CEFTA ka parashikuar.
Sipas tij, kjo është një çështje që i takon jo vetëm Shqipërisë e Kosovës, por bashkëpunimit ekonomiko- tregtar të të gjitha vendeve të rajonit.
Gjatë këtij takimi është folur dhe për bashkëpunimin energjetik.
“Linja 400 kv Tiranë-Prishtinë, është duke bërë progres, kjo linjë do të plotësojë më së miri unazën e energjisë brenda vendeve tonave dhe shkon në përputhje të plotë me të gjithë strategjinë e komunitetit të energjisë, i cili synon të përmirësojë rrjetin e shpërndarjes, prodhimin e energjisë alternative dhe asaj të rinovueshme”, ka deklaruar Bozdo .
Kosova është duke planifikuar prodhimet alternative të energjisë elektrike në vitin 2020, një plan që kërkon bashkëpunim në nivel rajonal.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€