Futboll

Andi Zeqiri, te Kosova?

Futbollisti shqiptar luan në Lausanne

Futbollisti shqiptar, Andi Zeqiri, mund t’i bashkohet Kosovës.

Ai po qëndron në pushime në Kosovë, derisa është takuar me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Madje, edhe faqja zyrtare e FFK-së ka paralajmëruar se Andi mund t’u bashkohet Dardanëve.

Zeqiri është kërkuar edhe nga Zvicra.